Një infermiere e Sigurisë Kombëtare të Shëndetit (NHS) në Britani të Madhe ka rrëfyer gjatë të martës në lidhje me ngarkimin e 40 trupave të vdekur nga koronavirusi në frigorifer, pasi morgjet janë përplot me viktima.
Sally Goodright tha se stafi në Spitalin Universitar West Middlesex në Londrën Perëndimore është aq i mbingarkuar me trupa të vdekur, sa që nuk po arrijnë të pranojnë të vdekur të tjerë, raporton Daily Mail
Ajo iu bashkua pesë punonjësve të tjerë shëndetësor për lëvizur kufomat nga spitali. Në mesin e pacientëve, siç tregon infermierja, ishin edhe emrat e atyre që vinin të kontrolloheshin rregullisht tek ajo.
Infermierja Goodright iu bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndalojnë grumbullimet e vizitat tek të afërmit.
“Kështu, bashkë me dy kirurgë podiatik, një profesor podiatri, dy audiologë transportuam 40 trupa nga morgu tek frigoriferi”, rrëfeu tutje punonjësja shëndetësore.
Ajo tutje shtoi se të gjithë të vdekurit ishin akoma infektivë, kështu që ata kishin nevojë për të veshur pajisje të plota mbrojtëse personale (PPE) për orë të tëra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.