Policia amerikane në Las Vegas po kërkon ndihmën e qytetarë në identifikimin e viktimës dhe rrëmbyesit të saj, të cilët u kapën nga kamerat e sigurisë të një shtëpie private vetëm pak orë pas Vitit të Ri.
Megjithatë informatat e shumta të qytetarëve bën të Darnel Rogers, 23-vjeç, të përfundojë në pranga dhe tani pritet të ballafaqohet me akuzat e rrëmbimit dhe sulmit fizik, transmeton Telegrafi.
Burri është filmuar duke sulmuar një grua në natën e ndërrimit të moteve, derisa ajo bërtiste dhe kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie private.
Warning: This video shows the moment a woman was beaten and kidnapped in Las Vegas.
Police are now frantically attempting to trace her – more here: https://t.co/W1nQo6g7FC pic.twitter.com/ZAvTulh5A8
— Sky News (@SkyNews) January 2, 2020
Kamerat e sigurisë së pronarit të shtëpisë në Las Vegas, ka filmuar gruan duke qarë e veshur me xhinse para derës së shtëpisë. Ajo madje ka trokitur në derë dhe vazhdimisht shikonte pas në drejtim të një veture të bardhë të parkuara.
Në një moment burri i vjen nga pas gruas e cila bërtet: “Dernel, të lutem ndalo”. Në anën tjetër autoritetet e sigurisë kanë kërkuar gruan rreth të 30-ve dhe sulmuesin, derisa edhe arritën ta arrestojnë në orën 3 të mëngjesit.