×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëqethëse: Karteli më i fuqishëm kriminal në Meksikë torturon anëtarin e bandës para se ta vrasin brutalisht

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 10:26

    Disa pamje rrëqethëse të kartelit  më të fuqishëm kriminal të Meksikës ku ata paralajmërojnë një anëtar të bandës kundërshtare para një aparati fotografik përpara se ta ekzekutojnë atë dhe ta lënë trupin e tij të varur në një mbikalim autostradë janë shfaqur në mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Anëtarët e armatosur të kartelit të quajtur “Gjenerata e Re” u shfaqën në një video të publikuar këtë fundjavë duke rrethuar personin e quajtur Adolfo Mendoza Valencia, i cili qëndron gjysmë i zhveshur.

    Mendoza Valencia,i cili njihej ndryshe si El Michoacano, ishte i lidhur për një karrige.

    Një zë mashkullor pas kamerës e merr në pyetje gjatë një videoje që u postua më vonë në mediat sociale.

    “Emri im është Adolfo Mendoza Valencia, i njohur gjithashtu si El Michoacano'”, tha ai para se të shtonte se ai shiste drogë në Valle de Santiago (Luginës së Santiagos).

    Një video tjetër që qarkulloi të dielën tregon trupin e tregtarit të drogës pasi u zbulua i varur nga një mbikalim autostradash në Guanajuato.

    Sipas mediave lokale meksikane, Mendoza Valencia kishte shpëtuar më parë nga një atentat, i cili la djalin e tij 17-vjeçar dhe një burrë tjetër të vdekur më 27 korrik.

    Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco, konsiderohet organizata më e fortë kriminale në Meksikë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!