Rreth dyqind arkivole u tërhoqën poshtë nga një rrëshqitje masive dheu.
Një pjesë ngecën në shkëmbinj, ndërsa pjesa tjetër përfunduan në det në Camogli të Genovas.
Varrezat ishte vendosur në vijën bregdetare të vendpushimit turistik, rreth 50 metra mbi nivelin e detit.
Rrëshqitja shkatërroi dy kishëzat së bashku me arkivolet brenda dhe përfunduan në ujë.
Shembja dyshohet të jetë shkaktuar nga erozioni i shkëmbit poshtë zonës së varrezave, i përkeqësuar me shumë gjasa nga stuhitë e forta që kanë goditur Ligurian vitet e fundit.
Ekipet e zhytësve nga ekipi i zjarrfikësve, anije nga Rojet Bregdetare dhe vetë zjarrfikësit, si dhe një helikopter i brigadës së zjarrfikësve shkuan në vendin e ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.