×
  • Lajme
  • Botë

    Rreth 10 mijë derra të egër “rrethojnë” Selanikun

    Reporteri
    23 Shtator 2022 | 21:21

    Shërbimet pyjore dhe veterinare vlerësojnë se aktualisht ka 9,000 deri në 10,000 derra të egër rreth Selanikut , tha kryetari i bashkisë së Neapolis-Sykeon, Simos Danielidis .

    “Këto shifra janë tragjike dhe po të kemi parasysh ritmin e riprodhimit të tyre, në 2-3 vite do ta kenë pushtuar zonën. Duhet të merren masa të menjëhershme , radikale dhe efektive ”, shtoi ai.

    Për t’u marrë me këtë çështje, u mbajt një mbledhje e gjerë, e cila u thirr nga inspektimi i zbatimit të politikës pyjore të Maqedonisë-Trakisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunave, të Rajonit të Maqedonisë Qendrore, të Entit Pyjor dhe brigada e zjarrfikësve./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!