×
  • Lajme
  • Botë

    Rreth 120 milionë të infektuar nga COVID-19 në botë

    Reporteri
    14 Mars 2021 | 8:03

    Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.


    Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 119 milionë e 999 mijë e 328 persona, kanë vdekur 2 milionë e 658 mijë e 44 persona dhe janë shëruar 96 milionë e 501 mijë e 184 pacientë.

    Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 30 milionë e 33 mijë e 577 të infektuar, 546 mijë e 268 pacientë të vdekur dhe 22 milionë e 93 mijë e 205 të shëruar.

    Vendin e dytë e zë Brazili me 11 milionë e 438 mijë e 935 të prekur, 277 mijë e 91 viktima dhe 10 milionë e 980 të shëruar.

    India zë vendin e tretë me 11 milionë e 358 mijë e 644 të infektuar, 158 mijë e 642 të vdekur dhe 10 milionë e 987 mijë e 855 të shëruar.

    Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!