×
  • Lajme
  • Botë

    Rreth 20 vende të interesuara të bëhen pjesë e koalicionit për të ndihmuar Ukrainën

    Reporteri
    06 Mars 2025 | 14:15

    Rreth 20 vende raportohet se janë të interesuara të bëhen pjesë e “koalicionit të të gatshmëve” për të ndihmuar Ukrainën.

    Zyrtarët britanikë thanë se një takim zyrtarësh u thirr dje për të diskutuar sigurimin e garancive të sigurisë pas çdo marrëveshjeje paqeje, raporton sot BBC.

    Nuk dihet nëse secili prej vendeve, të cilat janë kryesisht nga Evropa dhe Komonuelthi, do të dërgojnë domosdoshmërisht trupa, por disa mund të ofrojnë mbështetje tjetër.

    Zyrtarët thanë se ishin në fazë të hershme, por mirëpritën atë që ata e përshkruan si një “hap shumë pozitiv”.

    Liderët evropianë janë mbledhur të enjten në Bruksel për një samit në të cilin do të diskutohet mbi Ukrainën./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!