Më shumë se 80 njerëz janë vrarë nga forcat e sigurisë në Mianmar, gjatë shtypjes së një proteste në qytetin Bago, thonë aktivistët.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ushtria raportohet të ketë marrë trupat e të vrarëve, numri i vërtetë i viktimave mund të mos dihet kurrë me saktësi.
Dëshmitarët thanë se ushtarët kishin përdorur armë të rënda, duke qëlluar në çdo që lëvizte.
Më shumë se 600 njerëz janë vrarë në Mianmar që kur ushtria mori pushtetin më 1 shkurt, duke kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve.
Vrasjet e fundit në Bago, afër qytetit kryesor të Yangon, raportohet të kenë ndodhur të premten, por iu deshën një ditë e tërë për t’u raportuar, pasi shumë banorë u detyruan të largoheshin në fshatrat përreth.
Grupi monitorues, Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), tha se numri aktual i viktimave ka gjasa të jetë shumë më i lartë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.