Presidenti kilian Sebastian Pinera, e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, nga rreziku i eskalimit të demonstratave të studentëve, të nisura pas shtrenjtimit të biletave të metrosë.
Sipas kushtetutës së kohës së diktaturës, kjo gjendje do të përfshijë kryeqytetin Santiago dhe mund të zgjatë deri në 15 ditë.
Derisa qeverisë i jepen kompetenca shtesë, qytetarëve iu ndalohet e drejta e lëvizjes dhe e grumbullimit. Kjo do të bëjë që për jetë të parë pas afro dhjetë vjetër, rrugët të mbushen me ushtarë, që nga gjendja e fundit e jashtëzakonshme, kur një termet shkatërrues e goditi Kilin më 2010.
“Qëllimi është të sigurohet rendi, siguria e pronës publike dhe private. Nuk ka hapësirë për dhunë, në një shtet që në qendër e ka sundimin e ligjit”, tha presidenti Sebastián Piñera në një fjalim televiziv.
Gjatë natës së mbrëmshme, shumë nga palmat e rritura në qendër të kryeqytetit janë ndezur nga demonstruesit, derisa policia ka hedhur ne drejtim të tyre gaz lotsjellës.
Kushdo që nuk i bindet ligjet dhe tenton të thyejë gjendjen e jashtëzakonshme, mund të dënohet deri në dhjetë vite burg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.