×
  • Lajme
  • Botë

    Rreziku i kalimit të kufirit nga migrantët: Babai dhe vajza të mbytur, asaj i ngeli krahu rreth qafës së prindit

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 13:05

    Krahu i foshnjës ishte ende rreth qafës së babait të saj pasi trupat u gjetën në Rio Grande, në tentimin e tyre për të migruar.


    Realiteti i zymtë i krizës së migracionit që shpaloset në kufirin jugor të Amerikës është kapur në fotografi që tregojnë trupat e pajetë të një babai nga Salvadori dhe vajzës së tij që u mbytën ndërsa u përpoqën të kalonin lumin Rio Grande për në Teksas.

    Imazhet, të marra të hënën, tregojnë Oscar Alberto Martinez Ramirez, 26 vjeç, dhe vajzën e tij Valeria, të shtrirë me fytyrë poshtë në ujë të cekët. Krahu i foshnjes 23 muajshe është rreth qafës së babait të saj, duke treguar se ajo ishte ngjitur me të në momentet e fundit, përcjell reporteri.net.

    Ajo qanë deri sa mbanë në duar fotografinë e djalit dhe mbesës së saj të mbytur

    Gazetat meksikane e krahasuan fotografinë me imazhin e vitit 2015 të djalit 3 vjeçar sirian, Alan Kurdi, i cili u mbyt në ishullin grek i Kos – megjithëse mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndikim të njëjtë në debatin e ashpër të emigracionit në Amerikë.

    ‘Ata donin ëndrrën amerikane’, tha gazetari që bëri foton.

    Ai e kaloi lumin së pari me vajzën dhe e la atë në anën amerikane. Pastaj u kthye për të marrë gruan e tij, por vajza hyri në ujë pas tij. Kur ai shkoi për ta shpëtuar atë, valët i morën të dy.

    Imazhi nënvizon rreziqet që kryesisht përballen migrantët e Amerikës Qendrore në përpjekjet e tyre për t’i shpëtuar dhunës, korrupsionit dhe varfërisë në shtetet e tyre dhe për të gjetur strehim në Shtetet e Bashkuara. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!