×
  • Lajme
  • Botë / E FUNDIT

    Rrëzimi i aeroplanit “Air India”, shefi i policisë së Ahmedabadit: Janë nxjerrë 204 trupa të pajetë

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 15:18

    Shefi i policisë së Ahmedabadit, qytet në Indi, GS Malik i ka thënë BBC-së se 204 trupa të pajetë janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të aeroplanit.

    Ai gjithashtu tha se 41 të tjerë po marrin trajtim mjekësor.

    Ende nuk dihet nëse të gjithë këta persona ishin në bordin e aeroplanit, apo ndodheshin në tokë në momentin e përplasjes.

    Në rrjete sociale u publikuan edhe pamje të aeroplanit kur godet objektin, që është konvikt i mjekëve.

    Avioni po shkonte për në Aeroportin Gatwick, në jug të kryeqytetit britanik, tha Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!