Një avion u rrëzua në Filipine, ku mbetën të vdekur të nëntë personat në bord.
Sipas mediave të huaja, avioni u rrëzua në një zonë turistike dhe shpërtheu në flakë dhe nga përplasja e tij u plagosën dy persona që gjendeshin në tokë.
Eric Apolonio, zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil të Filipineve, tha se aeroplani ishte në një fluturim evakuimi mjekësor nga qyteti jugor Dipolog në provincën Zamboanga del Norte dhe u zhduk nga radari për arsye të panjohura pasi fluturoi mbi Laguna. Avioni ishte menduar të ulej në Manila.
Personat në bord ishin dy pilotë, dy infermierë, një mjek, një pacient, gruaja e pacientit dhe dy persona të tjerë, raportoi policia për mediat e huaja.
Zjarrfikësit dhe një ambulancë mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e duhur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.