×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëzohet helikopteri pakistanez afër kufirit me Kinën, vdesin 4 ushtarë

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 18:20
    Foto ilustrim

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë kufirit me Kinën, ku katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri i tyre ushtarak u rrëzua.


    Sipas mediave të huaja, helikopteri po evakuonte trupin e një ushtari që kishte vdekur nga një ortek bore.

    Nuk dihen ende arsyet e sakta të rrëzimit, por një zëdhënës i ushtrisë tha se incidenti ndodhi në rajonin Gilgit-Baltisan për “arsye teknike”.

    Ky nuk është incidenti i parë i ngjashëm që i ndodh ushtrisë palestineze, pasi në muajin shkurt, një avion u rrëzua gjatë një misioni trajnues në provincën Punxhab.

    Në mars, një tjetër avion u rrëzua pranë Islamabadit, gjatë stërvitjeve për një paradë ushtarake, duke shkaktuar vdekjen e pilotit.

    Ndërkohë në prill dy pilotë vdiqën kur avioni i tyre ushtarak u rrëzua në provincën Punxhab.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!