Një avion i Forcave Ajrore Spanjolle është rrëzuar në Detin Mesdhe mëngjesin e ditës së sotme, e për pasojë ka humbur jetën piloti.
Aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur disa milje larg bregdetit të La Manga del Mar Menor në Murica.
Ka qenë Ministria spanjolle e Mbrojtjes, ajo që ka konfirmuar vdekjen e pilotit, i cili doli nga kabina duke u lëshuar së bashku me ulësen.
Ishte ora rreth 09:38 kur u raportua për një avion të rrëzuar në det, ndërsa nisi edhe një operacion kërkimi në det për gjetjen e trupit të tij.
Momenti i rrëzimit të avionit dy vendesh, C-101, është filmuar nga kamera amatore. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të avionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.