Një helikopter ushtarak ka humbur kontrollin dhe ka rënë në tokë.
Mediat kroate njoftojnë se dy anije shpëtimi dhe ekipe të tjera janë dërguar drejt vendit të ngjarjes, por ende s’ka informacione nëse ka të vdekur, njofton televizioni kroat HRT.
“Policia është njoftuar se ndërmjet Zablacit dhe Zlarinit ka rënë në det një helikopter. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë dërguar dy anije” ka njoftuar policia e Shibenikut duke bërë me dije se janë mobilizuar edhe ekipe të tjera.
Ministria e Mbrojtjes, ndërkaq ka bërë me dije se bëhet fjalë për helikopter ushtarak “Kiowa Warrior”.
“Janë marrë të gjitha masat me qëllim të gjetjes dhe shpëtimit të ekuipazhit. Me kohë ta njoftojmë opinionin publik për të gjitha detajet”, ka njoftuar Ministria kroate e Mbrojtjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.