×
  • Lajme
  • Botë

    Rritet në 154 numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 13:54

    Numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Bejrutit ka shkuar në 154, njoftoi ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan, përcjell “TheDailyStar” të premten.


    Hassan tha se rreth 5.000 persona tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore nëpër spitale, derisa 120 prej tyre janë në gjendje kritike.

    Sipas autoriteteve libaneze, shpërthimi i së martës ka ndodhur për shkak të zjarrit të shkaktuar nga 2.750 tonë amon nitrat, që ishte deponuar në port që nga viti 2013. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!