Gjatë 24 orëve të fundit në Holandë janë regjistruar 98 vdekje të reja, duke e rritur në 4.893 numrin e të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton AA.
Instituti Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) ka përditësuar të dhënat lidhur me COVID-19 në vend, ku me 475 raste të reja në 24 orët e fundit në Holandë është rritur në 39.791 numri i rasteve, ndërsa me 98 vdekje është rritur në 4.893 numri i vdekjeve nga COVID-19.
Deri më tani numri personave që ndodhen nën trajtim nëpër siptale në vend ka arritur në 10.854 pasi në 24 orët e fundit kësaj shifre iu shtuan 85 persona.
Sipas deklaratës së RIVM, numri i vërtetë i rasteve mund të jetë më i lartë për shkak se nuk janë testuar të gjithë ata që kanë shfaqur shenja të sëmundjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.