×
  • Lajme
  • Botë

    Rritet numri i mbështetësve të idesë për shkarkim të Trumpit

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 23:05

    Numri i amerikanëve, të cilët thonë se Trump duhet të shkarkohet është rritur për 5%, duke e rritur për 45% numrin e përgjithshëm, thuhet në një sondazh të organizuar nga Reuters.


    Sondazhi, i cili u mbajt në periudhën prej 18-19 prill, gjeti se 42% e amerikanëve mendojnë se Trump nuk duhet të shkarkohet. E kështu për herë të parë, numri i qytetarëve që mendojnë për shkarkim është më i madh se numri i atyre që janë kundër, raporton Euro News, transmeton Express.

    Sondazhi i fundit, tregoi se përqindja më e madhe e përkrahësve për shkarkim, në fakt janë përkrahës të partisë demokratike.

    Ndërsa nga ky sondazh, doli se 57% e të rriturve pajtohen se Trump duhet të hetohet mbi mundësinë e lidhjes së tij me qeverinë Ruse. Këtu përfshihen gjysma e demokratëve, dhe një e treta e republikanëve.

    32% e qytetarëve të SHBA-së mendojnë se Kongresi e ka trajtuar mirë hetimin ndaj raportit të Muellerit, ndërsa 47% nuk u pajtuan me këtë konstatim.

    Gjithsesi popullariteti i Trump’it nuk ka ndryshuar. 39% mendojnë se ai po punon mirë për qeverinë e tij, ndërsa 55% nuk e aprovojnë punën e tij.

    Sondazhi i Reuters u publikua online në gjuhën angleze. Dhe mblodhi e kalkuloi përgjigje nga 1.006 persona, me një mundësi gabimi prej 4%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!