×
  • Lajme
  • Botë

    Rritet numri i të plagosurve nga incidenti me makinë në Gjermani

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 14:09

     Numri i njerëzve të plagosur nga përplasja e një makine për një turmë njerëzish në perëndim të Gjermanisë është rritur në 52, tha të martën policia.


    Tetëmbëdhjetë të plagosurit në incidentin e së hënës në qytetin Folkmarsen janë fëmijë.
    Në total, 35 njerëz mbeten në spital.

    Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Frankfurt tha se të plagosurit janë të moshës dy deri në 85 vjeç.

    Një shtetas gjerman, 29 vjeç, u arrestua nën dyshimet për përpjekje për vrasje në Folkmarsen.

    Motivi mbetet ende i paqartë.

    Incidenti ndodhi gjatë festimeve për Rosenmontag, ose Të Hënën Rozë – një karneval që mbahet në disa pjesë të Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës dhe Zvicrës.
    Incidenti po ashtu vjen pak ditë pasi një person i armatosur vrau nëntë vetë në qytetin Hanau të Gjermanisë.

    Policia tha të martën se ka arrestuar edhe personin e dytë për filmimin e incidentit në Folkmarsen./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!