Është ulur numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.767 raste të reja me koronavirus nga 112962 tamponë.
Ndërkohë, sot u shënuan 421 viktima. Shifra është rritur ndjeshëm në krahasim me 24 orët e kaluara, që ishin 296.
Të shëruarit sot sipas autoriteteve italiane, janë 21733 qytetarë. Problemi kryesor për Italinë është Lombardia përsa i përket infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.
Në spitale në total janë 3743 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv. Në krahasim me dje, në 24 orët e fundit ka pasur një rritje të lehtë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.