Vendi është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve. Numri i të vdekurve në Sri Lanka është rritur në 290 pasi një valë shpërthimesh goditën kishat dhe hotelet luksoze në të gjithë vendin të dielën.
Policia tha se 24 persona janë arrestuar, por ende nuk dihet se kush i ka kryer sulmet, raporton BBC.
Rreth 500 persona janë të plagosur dhe dhjetra të huaj janë në mesin e të vdekurve. Vendi është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve, dhuna më vdekjeprurëse që nga përfundimi i luftës civile në vitin 2009.
Të dielën, Kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe tha se shërbimet e sigurisë kishin qenë “të vetëdijshëm për informacionin” e sulmeve të mundshme, por informacioni nuk ishte zbatuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.