×
  • Lajme
  • Botë

    Rritet përdorimi i kanabisit në Holandë për shkak të coronavirusit

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 22:21

    Përdorimi i kanabisit është rritur në Holandë gjatë krizës së coronavirusit, thuhet në një studim të ri.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Instituti Holandez i Trimbos për Shëndetin Mendor dhe Varësisë, thotë se dy në pesë persona që përdorin kanabis po e pinë më shpesh që nga shpërthimi, për shkak të mërzisë.

    Në bazë të hulumtimit bëhet e ditur se stresi dhe çështjet e tjera psikologjike gjithashtu luajtën rol.

    Megjithatë pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se sasia e tyre e zakonshme nuk kishte ndryshuar, ndërsa një në 10 janë duke e përdorur më pak, madje disa e kishin ndalur.

    Kanabisi është substancë e legalizuar në Holandë, dhe njerëzit lejohen të blejnë sasi të vogla për përdorim personal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!