Italia vazhdon betejën e saj me koronavirus. Dita e sotme ka regjistruar një numër më të lartë viktimash e personash të infektuar se një ditë më parë, në periudhën kohore 24 orë.
Sot janë regjistrua 610 viktima më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 18 279.
Gjithashtu janë regjistruar 4204 raste më shumë pozitive në 24 orë duke e çuar numrin total të tyre në 143 626.
Por gjatë 24 orëve të fundit në Italia ka pasur 1979 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e tyre në 28 470.
Përmirësim ditë pas dite kanë pacientët në terapi intensive ku sot janë 88 pacientë më pak se një ditë më parë e numri i tyre që po kurohen është sot 3605.
Në Lombardi, rajoni verior më i gjunjëzuar nga pandemia regjistron sot 54 802 të infektuar e 10022 viktima.
Në Itali janë kryer deri më sot 853 369 tamponë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.