×
  • Lajme
  • Botë

    Rritja e rasteve me COVID-19, Polonia do të hapë spital të përkohshëm në stadiumin kombëtar në Varshavë

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 12:08

    Polonia ka në plan të hapë një spital të përkohshëm në stadiumin kombëtar në Varshavë pasi përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit dhe një mbingarkesë të sistemit shëndetësor, tha qeveria të hënën.


    Qeveria polake po planifikon të hapë një spital të përkohshëm në stadiumin kombëtar në Varshavë pasi vendi po përballet me një rritje të rasteve të coronavirusit dhe me një mbingarkesë të sistemit shëndetësor, raporton Reuters – transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Polonia ka regjistruar të dhëna të reja në rastet e përditshme dhe vdekjet javët e fundit, e po ashtu mjekët po raportojnë për mungesa të stafit mjekësor, shtretërve spitalorë dhe pajisjeve.

    “Të shtunën, kryeministri urdhëroi përgatitjen e spitalit të parë të përkohshëm, i cili do të vendoset në Stadiumin Kombëtar”, tha shefi i stafit të kryeministrit për Radio Zet Michal Dëorczyk.

    Spitali, i vendosur në sallat e konferencave të stadiumit, do të ketë shtretër për 500 pacientë me COVID-19, me mundësinë e zgjerimit në 1 mijë shtretër. Shtretërit e parë me gjasë do të jenë në dispozicion këtë javë.

    Dëorczyk ka thënë se edhe rajonet e tjera po punojnë për hapjen e spitaleve të përkohshme.

    Ai shoti se Qeveria nuk kishte plane për të mbyllur varrezat dhe për të ndaluar njerëzit që të udhëtonin nëpër vend edhe rreth datës 1 nëntor, kur miliona polakë vizitojnë varret e familjes për Ditën e Të Gjithë Shenjtorëve.

    Javën e kaluar, Qeveria polake u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe urdhëroi mbylljen e palestrave dhe pishinave, kufizimin e orarit të restoranteve dhe zhvendosjen në mësim në distancë për universitetet dhe shkollat e mesme, transmeton Reporteri.net.

    Qeveria thotë se po përpiqet të shmangë një bllokim total, por ekspertët thonë se kjo mund të jetë e pashmangshme nëse situata bëhet kritike. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!