×
  • Lajme
  • Botë

    Rrjedhja e gazit shemb ndërtesën në Uashington

    Reporteri
    19 Janar 2024 | 18:35

    Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e frikshëm kur një pallat në Uashington u rrafshua, si pasojë e një shpërthimi gazi.

    Zjarrfikësit iu përgjigjën një raporti për një rrjedhje gazi në lagjen Anacostia, por nuk ishin në gjendje ta ndalonin atë. Njerëzit u evakuuan nga ndërtesa, duke përfshirë një çerdhe me 16 fëmijë.

    Shpërthimi ndodhi brenda 15 minutave nga mbërritja e zjarrfikësve, duke dëmtuar tre ndërtesa. Mediat lokale raportuan se një burrë pësoi lëndime të lehta pasi u godit nga mbeturinat dhe u dërgua në spital.

    Shkaku i rrjedhjes së gazit është ende duke u hetuar, por shefi i zjarrfikësve John Donnelly deklaroi se gjithçka mund të ketë nisur pas përplasjes së një makine me tubacionin e gazit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!