×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    Rruga në Gjermani lahet me birrë, ngarkesa rrëshqiti nga kamioni në një kthesë

    Reporteri
    26 Gusht 2022 | 23:37

    Më shumë se 370 arka birre rrëshqitën nga rimorkioja e një kamioni në Greiz të Gjermaisë. Mijëra shishe të thyera mbushën rrugën e cila gjithashtu u la në birra.

    Ndërsa kamioni lëvizte në kthesë, një pjesë e ngarkesës rrëshqiti. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, mjeti sapo kishte dalë nga fabrika e birrës.

    Shishet u shkatërruan në asfalt, ndërsa birra vërshoi në rrugë. Një zëdhënës i policisë për BILD:

    “Me sa duket kutitë nuk ishin të siguruara siç duhet, përndryshe nuk do të kishte ndodhur.”

    Zjarrfikësja dhe policia u vendosën në shërbim për pastrimin e vendit të aksidentit, oranews.tv

    Për fat të mirë, jo e gjithë ngarkesa humbi në aksident. 230 arka birre mbetën të paprekura dhe mundën të dorëzohen nga shoferi i padëmtuar pas pastrimit të vendit të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!