×
  • Lajme
  • Botë

    Rumania bllokon një dërgesë të armëve ruse për në Serbi

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 15:15

    Rumania ka njoftuar se ka bllokuar një dërgesë ushtarake ruse në Serbi gjatë këtij muaji, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës për veprimet e saj në Ukrainë, shkruan rel, transmeton Reporteri.net.


    Ministria e Jashtme e Rumanisë në një deklaratë tha se nuk mund të lëshonte leje tranziti për dërgesën për shkak të embargos së Bashkimit Evropian të lëshuar në  vitin 2014.  Në deklaratë nuk janë dhënë detaje të mëtutjeshme.

    Rusia po përballet me sanksione nga Perëndimi, ndër të tjera, për shkak të aneksimit të Krimesë në mars të viti 2014 dhe mbështetjen e saj për separatistët në Ukrainën lindore, ku më shumë se 10 mijë e 300 njerëz kanë vdekur që nga prilli i vitit 2014.

    Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë mohoi se është bërë një dërgesë e tillë e armëve në Serbi përgjatë lumit Danub.

    Rusia vazhdimisht ka furnizuar Serbinë me pajisje ushtarake, duke ngritur shqetësime  të mëdha në mesin e vendeve të Ballkanit.

    Në vitet 1990 gjatë shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë, Serbia ishte në luftë me Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën.

    Kujtojmë se Serbia është furnizuar tashmë me gjashtë avionë luftarakë MiG-29 nga Rusia. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!