Rusia ka shpallur persona të padëshiruar (non grata) 10 punonjës të ambasadës amerikane në Moskë. Masa merret si hakmarrje ndaj dëbimit të 10 diplomatëve rusë dhe sanksioneve të gjëra ndaj Rusisë të cilat u vendosën nga ana e Shteteve të Bashkuara.
SHBA-ja vendimin e arsyetoi me faktin se Rusia është përgjegjëse për veprimet kundër interesave të SHBA-së, përfshirë një fushatë të sulmeve kibernetike.
Ministria e Jashtme në Moskë tha se 10 punonjësit e ambasadës amerikane kanë afat deri në fund të ditës më 21 prill që ta lëshojnë vendin.
“Kjo masë është një përgjigje ndaj veprimeve armiqësore të palës amerikane kundër një numri të punonjësve të Ambasadës Ruse në Uashington dhe Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Nju Jork, të cilët u deklaruan në mënyrë të paarsyeshme ‘persona non grata’, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Ruse.
Tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë janë rritur në javët e fundit për shkak të grumbullimit të trupave ruse pranë Ukrainës, sulmeve kibernetike dhe pretendimeve çeke se agjentët ushtarakë rusë kanë qenë prapa shpërthimit vdekjeprurës më 2014 në një depo të armëve.
Perëndimi ka kritikuar ashpër Rusinë edhe për burgosjen e udhëheqësit të opozitës ruse Aleksei Navalny pasi u helmua me një agjent nervor vitin e kaluar./ VOA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.