Kremlini ka publikuar një listë me diplomatë të cilët urdhërohen të largohen nga Rusia brenda pak ditësh. Shkaku që jepet nga autoritet ruse, është se të dëbuarit kanë marrë pjesë në protestat e thirrura nga kreu i opozitës jo-zyrtare Alexei Navalny, të cilat janë shpallur tubime të jashtëligjshme nga forcat e rendit.
Ministria e Jashtme ruse bën me dije se Ambasadori i Suedisë, i ngarkuari me punë i Polonisë dhe një diplomat gjerman janë thirrur për t’u përgjigjur për veprimet e punonjësve në delegacionet e tyre përkatëse.
“Diplomatët që kanë marrë pjesë në veprime joligjore janë shpallur ‘persona non grata’ në përputhje me Konventën e Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike të 18 prillit, 1961. Ata janë urdhëruar që në një të ardhme të afërt të largohen nga territori i Federatës ruse”- shkruhet mes të tjerash në deklaratën e ministrisë së jashtme Ruse.
Në takimin me ministrin e jashtëm rus, kryediplomati europian Josep Borrell ka bërë thirrje për rishqyrtim të vendimit, por Kremlini nuk ka ndryshuar mendim dhe largimi i diplomatëve në fjalë është iminent.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.