×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia e shton Norvegjinë në listën e shteteve jomiqësore

    Reporteri
    03 Gusht 2023 | 18:16

    Rusia e ka shtuar Norvegjinë në listën e “shteteve jomiqësore”, duke pretenduar se ky shtet po i shënjestron diplomatët rusë jashtë shtetit.

    Një hap i tillë i përkeqëson edhe më shumë marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.

    Qeveria ruse e ka publikuar urdhrin të enjten, përmes së cilit e kufizon në 27 numrin e stafit lokal që mund ta angazhojë misioni diplomatik norvegjez në Rusi.

    Në muajin prill, Norvegjia i ka dëbuar 15 diplomatë rusë, duke i akuzuar për kryerje të aktiviteteve të inteligjencës, nën mbulesë diplomatike.

    Rusia është hakmarrë, duke i dëbuar 10 diplomatë norvegjezë, dhe ky hap për Norvegjinë ka qenë “akt i hakmarrjes”.

    Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka thënë se ende nuk ka marrë informacion zyrtar nga autoritetet ruse, por që nuk ka bazë në deklarimin se Norvegjia është jomiqësore kundrejt Rusisë.

    “Situata e sotshme është shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Vetë Rusia mund të zgjedhë t’i japë fund luftës”, ka thënë ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfeldt.

    Ajo ka shtuar se dy kombet, të cilat e ndajnë kufirin në Arktik, kanë interes për funksionim të marrëdhënieve diplomatike.

    Shtetet e Bashkuara dhe Republika Çeke janë shtuar në listën e vendeve jomiqësore ndaj Rusisë, në maj të vitit 2021, ndërsa Greqia, Danimarka, Sllovenia, Kroacia dhe Sllovakia, janë shtuar në korrik të vitit 2022./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!