×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia i del në ndihmë Italisë, dërgon virologë ushtarak e personel mjekësor

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 14:57

    Rusia ka dërguar sot në Itali tetë ekipe të virologëve ushtarak dhe mjekëve për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së koronavirusit.


    Kryeministri italian Giuseppe Conte pranoi ofertën e Vladimir Putin për personel, mjete dhe pajisje të forcave të armatosura, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

    Rusia gjithashtu do të dërgojë rreth 100 specialistë ushtarakë në virologji dhe epidemi, thotë agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

    Vendimi vjen pasi numri i të vdekurve në Itali nga infeksioni që përfshiu globin u rrit me 793 në 4.825 dje dhe qeveria italiane vendosi masa më të rrepta të izolimit.

    Rajoni i Lombardisë, i cili ka qenë zona më e goditur në Itali, vendosi masa edhe më të ashpra izolimi pas numrit të madh të vdekjeve nga koronavirusi.

    Ministria e Mbrojtjes Ruse tha që aeroplanët e transportit ushtarak do të dërgonin tetë brigada të mjekëve ushtarakë, automjete speciale të dezinfektimit dhe pajisje të tjera mjekësore në Itali nga e diela.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!