×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia ka gjashtë herë më shumë vdekje nga COVID-19 sesa është raportuar

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 20:00

    Zyrtarisht Rusia ka deklaruar mbi 79 mijë vdekje që lidhen me COVID-19, megjithatë kjo është vërtetuar se është një gënjeshtër, pasi të dhënat e reja tregojnë se shifra është mbi 480 mijë.


    Kur gazeta ruse Novaya Gazeta, në muajin maj 2020 kishte shkruar se shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 në Moskë ishte tre herë më e lartë sesa një vit më herët, lajmi u përhap ndërkombëtarisht. Në atë kohë, Ministria e Jashtme Ruse e quajti informacionin “spekulim anti-rus”.

    Tani gazeta e pavarur ruse Meduza, raporton të dhënat më të larta nga ato zyrtare që lidhen me realitetin.

    Shifrat zyrtare të Rusisë për numrin e të vdekurve gjatë pandemisë vijnë nga autoriteti i Rospotrebnadzor dhe aktualisht janë mbi 79 mijë të vdekur. Sidoqoftë, Instituti rus i Statistikave thotë se kishte 358 mijë vdekje më shumë në vitin 2020, krahasuar me vdekjet mesatare nga dy vitet e fundit.

    Zëvendëskryeministrja ruse Tatiana Golikova njofton se 31 për qind e vdekjeve në vitin 2020 ishte për shkak të COVID-19 apo 111 mijë vdekje. Por, numri zyrtar i të vdekurve të raportuara çdo ditë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë është ende nën 80 mijë.

    Meduza tani deklaron se Ministria e Shëndetësisë për rajonin e Moskës ka vlerësuar se 98 deri 100 për qind e vdekjeve ishte për shkak të COVID-19.

    Ky numër e bën Rusinë vendin me vdekshmërinë më të lartë nga COVID-19 gjatë pandemisë. Mirëpo, se statistikat zyrtare ruse janë të ndjeshme për presidentin Vladimir Putin.

    “Duke supozuar se të gjithë vdekjet janë për shkak të pandemisë, atëherë numri i vdekjeve nga COVID-19 është 6.3 herë më i lartë”, thotë studiuesi Dimitry Kobak nga Universiteti Tübingen.

    Kur merren parasysh shifrat e vdekshmërisë të lidhura me COVID-19, Rusia do të ishte vendi me më shumë vdekje apo 0.33 për qind e popullsisë, krahasuar me 0.17 për qind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!