×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia kap dy anije të Koresë Veriore

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 19:28

    Rojet kufitare ruse kanë kapur dy anije nga Koreja e Veriut pasi njëra prej tyre sulmoi një anije patrullimi ruse.


    Shërbimi i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka njoftuar më parë se tre roje kufitare të tyre janë lënduar.

    “Një ekuipazh i një anijeje të Koresë së Veriut që transportonte më shumë se 45 vetë kryen një sulm të armatosur mbi anëtarët e një grupi vëzhgimi në bordin e një shërbimi kufitar rus në ujërat territoriale ruse në Detin e Japonisë”.

    FSB shtoi se rojet kufitare, të cilët janë anëtarë të këtij shërbimi, po marrin masa vendimtare për të parandaluar aktivitetet e paligjshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!