×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia kryen sulm vdekjeprurës në Kiev

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 14:40

    Një sulm me dron nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka vrarë një person dhe ka plagosur katër të tjerë, thanë zyrtarët lokalë.

    Forcat e Moskës – që kanë nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – kanë përshkallëzuar sulmet ajrore në mbarë Ukrainën që nga javët e parë të stinës së dimrit, duke kryer sulme edhe në ditën e Vitit të Ri në Kiev, sulme që vranë dy persona.

    “Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror të armikut në rajonin e Kievit”, tha Mykola Kalashnyk, kreu i rajonit të Kievit.

    Ai tha se një shofer kamioni është vrarë pasi është goditur nga copëzat e një droni të rrëzuar rus.

    Copëza të dronit po ashtu ranë mbi një shtëpi, duke plagosur tre persona, përfshirë një djalë 16-vjeçar.

    Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia ka lëshuar 93 dronë gjatë natës. Ushtria tha se ka rrëzuar dronët ose i ka penguar përmes pajisjeve elektronike.

    Autoritetet thanë se copëzat e dronëve ranë në dy qarqe në Kiev, por nuk u raportua për të plagosur./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!