Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ushtria ka testuar me sukses për herë të tretë gjatë këtij viti raketën “Tsirkon”.
Ashtu si dy provat e mëparshme, njëra prej të cilave më 7 tetor, në ditën e lindjes së Presidenti Vladimir Putin, një fregatë e Marinës ruse lëshoi raketën, e cila goditi objektivin e saj në ujërat ruse në veriperëndim të vendit.
Në videon 20 sekonda të publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregohet momenti i lëshimit të raketës gjatë natës nga fregata “Admiral Gorshkov”
Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raportoi se “Tsirkon” arriti një shpejtësi prej 10 mijë kilometrash në orë dhe shkatërroi objektivin në një largësi prej 450 kilometrash në Detin Barents.
Në fillim të këtij viti, në testin e parë, kjo raketë u lëshua nga Deti Barents drejt një objektivi në malet Urale, në një largësi prej 500 kilometrash. Putin është shprehur më herët se raketa hipersonike mund të godasë objektivat në ujë dhe në tokë, në një largësi më shumë se një mijë kilometra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.