×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Rusia nis testimet për vaksinën kundër COVID-19

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 17:49

    Rusia do të fillojë fazën e re të testimeve klinike të vaksinës kundër COVID-19 të quajtur “Sputnik V”, të miratuar nga Rusia, që do të përfshijë më shumë se 40.000 njerëz në Moskë.


    RDIF, që e mbështet vaksinën, tha se prova të ngjashme do të mbaheshin edhe në pesë vende tjera.

    Vaksina, e quajtur Sputnik V, është lavdëruar si e sigurt dhe efikase nga autoritetet ruse dhe shkencëtarët e vet pas dy muajsh të testimeve në masë të vogël, rezultatet e të cilave ende s’janë bërë publike.

    Por ekspertët perëndimorë kanë qenë më skeptikë duke shprehur shqetësimin për të, para se të testohet ndërkombëtarisht dhe të ndjekë hapat e rregullatorëve për të dëshmuar që është e suksesshme. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!