×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia paralajmëron Armeninë për pasoja të rënda po iu nënshtrua juridiksionit të Hagës

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 23:10

    Rusia e ka paralajmëruar Armeninë për “pasoja të rënda” nëse i nënshtrohet juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila ka lëshuar një urdhër arrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

    Kështu ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, përcjell Reporteri.net.

    GJNP e lëshoi urdhër arrestin këtë muaj, duke e akuzuar Putinin për krime të luftës të dëbimit të paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina.

    Rusia e ka quajtur këtë vendim të Gjykatës të pakuptimtë, duke thënë që Rusia nuk e njeh juridiksionin e GJNP-së.

    Ndërkaq, Armenia, një aleat tradicional rus, lidhjet e së cilës me Moskën janë prishur qysh kur Putini dha urdhrin për pushtimin e Ukrainës në atë që ai e quajti “operacion ushtarak special”, po shkon drejt bërjes pjesë e Statusit të Romës, një lëvizje kjo e cila do ta sillte nën juridiksionin e GJNP-së.

    Sipas RIA-s, një burim në Ministrinë e Jashtme ruse u ka thënë se Moska i konsideronte planet e ICC të Armenisë si “të papranueshme”.

    Ai tha se Rusia e kishte paralajmëruar Jerevanin për “pasoja jashtëzakonisht negative” për marrëdhëniet dypalëshe nëse shkon përpara me planin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!