×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia përgatitet për protestat e paralajmëruara për Navalnyn, shtrëngon masat në kryeqytet

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 8:45

    Autoritetet ruse kanë mbyllur stacionet e metrove dhe po ndalojnë lëvizjet në Moskë, për shkak të protestave të paralajmëruara për mbështetjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.


    Shumë restorante dhe dyqane në qendër të qytetit do të mbyllen dhe transporti tokësor do të ndalohet.

    Mbi 4,000 njerëz janë arrestuar në Rusi gjatë protestave javën e kaluar.

    Navalny ishte arrestuar gjatë kthimit në Rusi pasi ishte shëruar nga helmimi me një agjent nervor.

    Ai është arrestuar më 17 janar për mospërfillje të një dënimi me kusht. Ai sapo kishte arritur nga Berlini, ku ishte shëruar nga sulmi që pothuajse e la të vdekur, raporton BBC.

    Autoritetet ruse thanë se ai duhej të raportonte në polici rregullisht për shkak të dënimit të tij me kusht.

    Navalny e ka quajtur arrestimin e tij ilegal, duke thënë se autoritetet e dinin se ai po trajtohej në Berlin për shkak të helmimit që i ndodhi gushtin e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!