Një sulm rus me dron dhe raketa vrau 17 persona dhe plagosi të paktën 114 të tjerë në Kiev natën mes të hënës dhe të martës, një nga më të rëndët në muajt e fundit.
Dëme u raportuan në disa zona të qytetit: një ndërtesë banimi e goditur nga një raketë u shemb pjesërisht.
Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar thotë autoritetet lokale. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski tha se Rusia përdori 32 raketa dhe 440 dronë.
Mbetje nga disa dronë të rrëzuar nga zjarri kundërajror shkaktuan zjarre.
Një person tjetër u vra në sulmet ruse në Odesa, në jug të vendit. Sulmet ndaj qyteteve ukrainase janë intensifikuar që nga muaji maji.
Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Vitaliy Klitschko, tre persona kanë vdekur deri më tani në lagjen “Darnytsia” dhe RBC-Ukrainë komenton se këta janë përveç 14 të tjerëve të raportuar më parë.
Sa i përket të plagosurve, Klitschko specifikoi: “Gjithsej 114 persona kërkuan ndihmë mjekësore pas sulmit masiv armik, 68 prej tyre u shtruan në spital, dhe pjesa tjetër nuk pati nevojë për shtrim në spital pasi mori trajtim mjekësor.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.