×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia teston me sukses lazerin që thotë se “verbon” satelitët dhe shkatërron dronët 5 km larg

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 21:23

    Rusia ka testuar me sukses një lazer që “verbon” satelitët dhe shkatërron dronët.

    Zëvendëskryeministri Yury Borisov, i cili është përgjegjës për zhvillimin ushtarak të vendit, tha se sistemi Peresvet ka shkatërruar një dron në 5 km distancë në testimin e tij të fundit.

    Ndërkohë, ky lazer, sipas rusëve, mund të nxjerrë jashtë funksioni satelitët që ndodhen 1500 km mbi sipërfaqen e Tokës.

    “Ka nisur shpërndarja e këtij lazeri tek trupat tanë. Shkencëtarët tanë kanë bërë punë të shkëlqyer”, tha Borisov.

    “Bëhet fjalë për një armë lazer, një armë që do të zëvendësojë ato tradicionalet në dekadën e ardhshme. Nuk është një ide ekzotike, por realitet tashmë”, shtoi Yury Borisov./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!