×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia thotë se testoi raketë balistike me kapacitet bërthamor

    Reporteri
    05 Nëntor 2023 | 14:51

    Rusia ka thënë të dielën se e ka testuar me sukses një raketë balistike interkontinentale, me kapacitet për të bartur koka bërthamore.

    Testimi i raketës “Bulava”, i pari në vitin e fundit, vjen pasi Rusia e ka ashpërsuar retorikën e saj bërthamore, prej kur e ka revokuar ratifikimin e një traktati që ndalon testimet bërthamore, transmeton Reopoteri.net.

    Putini e nënshkruan ligjin për tërheqjen e Rusisë nga Traktati i Ndalimit të Testeve Bërthamore
    “Nëndetësja e re Perandori Aleksandri i Tretë, me raketa strategjike dhe kapacitet bërthamor, e ka lansuar me sukses raketën balistike interkontinentale Bulava”, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

    Autoritetet ruse kanë thënë se e kanë nisur raketën nënujore prej një lokacioni të panjohur në Detin e Bardhë, drejt një shënjestre mijëra kilometra larg në Gadishullin Kamçatka.

    “Raketa është nisur në kushte normale prej ujit dhe kokat e raketave kanë arritur në zonën e shënejstruar, sipas afateve të përcaktuara”.

    Raketa 12-metërshe Bulava është dizajnuar për t’i përforcuar kapacitetet bërthamore të Rusisë dhe besohet se ka rreze veprimi prej 8.000 kilometrave.

    Perëndimi e ka akuzuar Moskën për retorikë të pamatur bërthamore, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.

    Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nënshkruar këtë javë ligjin që revokon ratifikimin e traktit për testim të armëve bërthamore, veprim që është kritikuar ashpër prej Shteteve të Bashkuara.

    Ky traktat i vitit 1996 i ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore, përfshirë të gjitha testimet.

    Çka është Traktati i Ndalimit të Testeve Bërthamore dhe pse një vend bën teste të tilla?
    Megjithatë, traktati nuk është zbatuar asnjëherë, sepse disa shtete kryesore – përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kina – nuk e kanë ratifikuar kurrë.https://www.themoscowtimes.com/2023/11/05/russia-test-fires-nuclear-capable-ballistic-missile-a83004

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!