×
  • Lajme
  • Botë / Shefi i NATO-s

    Rutte: Rritja e buxhetit dhe e prodhimit të mbrojtjes, të nevojshme për sigurinë e Evropës

    Reporteri
    08 Mars 2025 | 17:17

    Rritja e buxheteve evropiane të mbrojtjes si edhe ajo e prodhimit nga industritë e pajisjeve ushtarake, janë të nevojshme për të sigurinë e Evropës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në një intervistë për një gazetë gjermane.

    “Duhet të shpenzojmë më shumë për sigurinë tonë,” i tha zoti Rutte gazetës gjermane të së dielës Welt am Sonntag . “Por ne gjithashtu duhet të rrisim me shpejtësi prodhimin e mbrojtjes në të dy anët e Atlantikut…për një kohë të gjatë, ne kemi prodhuar shumë pak.”

    NATO-ja përfshin pjesën më të madhe të Evropës, si edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.

    Rutte tha se duhen municione, anije, tanke, avionë, por edhe satelitë dhe dronë.

    Vendet evropiane po ndërmarrim hapa për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, pasi Presidenti amerikan Donald Trump pezulloi ndihmën ushtarake të SHBA-së për Kievin dhe ngriti dyshime për angazhimin e Uashingtonit ndaj aleatëve evropianë.

    Ai ka bërë thirrje vazhdimisht që vendet evropiane të kontribuojnë më shumë për mbrojtjen e kontinentit të tyre.

    Udhëheqësit e BE-së mbajtën një takim të nivelit të lartë të enjten lidhur me sigurinë e kontinentit, ku diskutuan për zgjerimin e shpenzimeve të mbrojtjes, përtej kufijve të rreptë të buxhetit për sektorë të tjerë.

    Rutte tha se është takuar me shumë krerë të kompanive prodhuese të mbrojtjes dhe u ka kërkuar atyre t’i përgjigjen kërkesës më të madhe./VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!