×
  • Lajme
  • Botë

    Rutte zgjidhet për të katërtën herë si kryeministër i Holandës, udhëton çdo ditë me biçikletë për në punë

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 10:20

    Partia e kryeministrit në detyrë të Holandës, Mark Rutte, ka fituar zgjedhjet në Holandë, siç tregojnë projeksionet, raporton BBC.


    Fitorja i jep Ruttes mandatin e katërt për të formuar koalicionin qeverisës të udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë VVD, me mandatin e katërt si kryeministër.

    Qeveria e drejtuar nga Rutte kishte dhënë dorëheqje në janar në lidhje me një skemë të mashtrimit të mirëqenies së fëmijëve.

    Derisa partia e tij është paraparë të fitojë 35 nga 150 ulëset në Parlament, partia e qendrës së majtë D66 ka qenë fituesja e tjetër e madhe me 24 ulëse.

    Partia e djathtë e Geert Wildersit është paraparë të fitojë 17 ulëse, ndërsa dy parti tjera populliste të krahut të djathtë po ashtu është paraparë të fitojnë mjaft ulëse.

    Derisa qoftë për punë, shkollë apo një shëtitje shoqërore, çiklizmi është një pjesë e jetës së përditshme për holandezët, edhe Rutte udhëton çdo ditë me biçikletë për në punë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!