Jo vetëm qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të energjisë elektrike.
Porto Riko ka mbetur në errësirë të martën, në prag të Vitit të Ri, raporton “BBC”.
Arsyeja për këtë ndalje të rrymës gati në tërë ishullin po hetohet.
Sipas informative të para bëhet fjalë për një kabllo nëntokësore të dëmtuar, ka thënë “Luma Energy”, distributor kryesor i ishullit me rrymë.
Kthimi i plotë i energjisë elektrike pritet të marrë kohë 24 deri 48 orë, ka thënë kompania në platformën “X”.
Vetëm 13 për qind të rreth 1.3 milionë konsumatorëve të ishullit kanë pasur energji elektrike deri rreth orës 10:00 me kohë lokale, sipas “The New York Times”.
Pas disa orëve rryma është kthyer në disa zona, si dhe në spitalin e San Juanit, ka njoftuar Luma. Por, pjesa më e madhe e ishullit mbetet në errësirë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.