×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Sa vite mbushi sot Kim Jong, sekretet mbi datën e tij të lindjes

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 13:03

    Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi një mesazh urimi për të ditëlindje, liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Lajmin e dha të premten, Chung Eui-Yong, këshilltari për sigurinë kombëtare të Koresë së Veriut, njoftoi Reuters.


    Chung, që e takoi Trump në Uashington këtë javë, u tha gazetarëve se ai kishte marrë një mesazh për në Korenë e Veriut, që e dorëzoi të enjten.

    “Dita kur ne u takuam ishte ditëlindja e Kim Jong Un dhe Presidenti Trump e kujtoi atë dhe më kërkoi mua t’i dërgoja një mesazh,” tha Chung sapo mbërriti në Korenë e Jugut.

    Ditëlindja e Kim mendohet se është 8 janari, megjithëse regjimi i tij tërë sekrete nuk e ka konfirmuar kurrë datën. Qeveria amerikane e ka regjistruar vitin e lindjes së Kim si 1984, duke e konsideruar atë 36 vjeç këtë vit.

    Chung nuk tregoi nëse mesazhi ishte me shkrim apo përfshinte diçka më shumë përtej urimeve për ditëlindje.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!