×
  • Lajme
  • Botë

    Salvinit i hiqet imuniteti – mund të dënohet me 15 vjet burg

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 18:50

    Senatorët italianë kanë votuar të mërkurën për t’ia hequr imunitetin liderit të së djathtës ekstreme, Matteo Salvinit, duke i hapur kështu rrugën një gjykimi që mund t’i japë fund karrierës së tij. E sebep për këtë janë akuzat për ndalimin e paligjshëm të imigrantëve në det, gjatë vitit të kaluar, bën të ditur Reuters.


    Vendimi ua jep gjyqtarëve hetues në Siçili dritën e gjelbër për të ngritur akuza rreth vendimit të tij që më shumë se 100 imigrantë t’i mbajë të bllokuar në anije për gjashtë ditë rresht. Salvini, që e kishte marrë këtë vendim gjatë korrikut të vitit të kaluar, nuk kishte lëshuar pe, duke u kërkuar shteteve të Bashkimit Evropian që t’i pranojnë këta imigrantë.

    Salvini, kryetari i partisë italiane “Liga”, që kishte qenë ministër i Brendshëm asokohe, rrezikon deri në pesëmbëdhjetë vjet burg, po qe se shpallet fajtor. Atij në të njëjtën kohë mund t’i ndalohet mbajtja e ndonjë posti politik, gjë që do t’i jepte fund ambicieve të tija për të qenë në krye të qeverisë në të ardhmen.

    I vetëdijshëm se vota në Senat nuk do të dilte në favorin e tij, Salvini është munduar që të fitojë poena politikë prej këtij rasti, duke thënë se ai thjeshtë kishte qenë në mbrojtje të interesave të shtetit të tij.

    “Zgjodha të mos përfill interesat e mia… të shkoj në gjykatë dhe të mbështetem tek paanësia e gjyqësorit”, ka thënë Salvini./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!