×
  • Lajme
  • Botë

    Samiti historik i NATO-S, aleatët shpallin Kinën si kërcënim për rendin dhe sigurinë

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 20:12

    Ka nisur këtë të fillim javë samiti i vendeve anëtarë të aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s.


    Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë kthesë me 180 gradë nga qëndrimi ndaj aleancës që kishte paraardhësi i tij Donald Trump. Ai u tha udhëheqësve të tjerë të NATO-s se mbrojtja e Evropës, Turqisë dhe Kanadasë ishte një “detyrim i shenjtë” për Shtetet e Bashkuara, duke sjellë në vëmendje nenin 5 të mbrojtjes së përbashkët dhe angazhimin për zbatimin e tij.

    Liderët u mblodhën në Bruksel për të diskutuar sfidat e ardhshme të aleancës.

    Më herët do të ishte vetë shefi i saj, Jens Stoltenberg, që do të sanksiononte si cenues të rendit ndërkombëtar Kinën dhe Rusinë.

    Të njëjtin shqetësim ka ndarë edhe kreu i Shtëpisë së Bardhë, ku ka folur për një strategji për të përmbajtur ngritjen ushtarake të Kinës, si dhe duke treguar unitetin përballë agresionit rus.

    Kjo mbledhje cilësohet me rëndësi historike sepse aleatët kanë shpallur Kinën për herë të parë si rrezik sigurie për aleancën Perëndimore. Më herët aleanca ka qenë e përqendruar historikisht te Rusia, por kjo e hënë është historike sepse superfuqia aziatike shpallet rrezik për Perëndimin.

    “Ambiciet e deklaruara të Kinës dhe sjellja pohuese paraqesin sfida sistematike ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe në fushat që lidhen me sigurinë e aleancës”, bëhet me dije në deklaratën e udhëheqësve të NATO-s.

    Deklaratat janë mohuar nga pala kineze, e cila ka deklaruar se Kina është një fuqi që kërkon paqe dhe siguri në botë.

    Në vijim, presidenti amerikan pritet të takohet me homologun Vladimir Putin në Gjenevë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!