Senatori i Pavarur Bernie Sanders njoftoi ekipin e tij këtë të mërkurë, në 8 prill, se ai doe braktisë garën për Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë fund përpjekjes së tij të dytë për të fituar nominimin brenda Partikë Demokratike, Ky vendim u mor pas një serie humbjesh të rënda kundër ish zv presidentit, Joe Biden.
“Senatori Bernie Sanders njoftoi në një telefonatë të gjithë ekipin e tij të Mërkurën se po pezullonte fushatën e tij për t’u bërë president,” tha ekipi i tij i fushatës në një deklaratë. “Fushata përfundon, lufta vazhdon”, shtoi deklarata.
Ish Nënpresidenti Joe Biden, 77 vjeç, tani është i vetmi kandidat demokrat që po përballet me Donald Trump në 3 nëntor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.