×
  • Lajme
  • Botë

    Sapo kishte dalë nga burgu për vrasje, ekzekutohet kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 23:08

    Mbrëmjen e djeshme kryeqyteti i Serbisë, Beogradi u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale.


    Ljubomir Kica Markoviç, 37 vjeç, mbeti i vrarë në rrugën “Milenka Grcic” në Beograd.

    Markoviç është një emër i njohur në vendin serb, për shkak të angazhimit të tij në botën e futbollit.

    Ai fitoi reputacion si drejtues i tifo-grupit të Partizan Beogradit, “Alcatraz”.

    Gjatë drejtimit të grupit të tifozëve së bashku me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vavic morën një famë të keqe në vend, ku Markoviç u arrestua pas vrasjes së tifozit francez Bruce Taton.

    Markoviç për këtë ngjarje u dënua me 30 vite burg, por dënimi i tij u ul në 13 vjet, dhe ai tashmë sapo ishte kthyer në rrugët e Beogradit.

    Vrasje e tij mbrëmjen e djeshme ngelet ende mister nga policia, por pista kryesore është ajo e larjeve të hesapeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!