×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Lindjen e Mesme

    Sasi e kufizuar e karburantit në Gaza, po përdoret vetëm në spitale për operacione kritike

    Reporteri
    25 Tetor 2023 | 11:22

    OKB-ja në Gaza, thotë se karburanti i saj do të mbarojë sonte, nëse nuk merr furnizime të reja.

    BBC raporton se spitalet tashmë po i kufizojnë shërbimet vetëm për rastet kritike.

    Dr Richard Peeperkorn, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i tha programit të BBC Radio 4 nga Jerusalemi: “Ne kemi ekipe në terren në Gaza dhe ne e dimë nga terreni se karburanti është absolutisht i kufizuar”.

    “Spitalet me të cilët punojmë, të gjithë e drejtojnë gjeneratorin në nivele minimale, vetëm për operacione shpëtimi”.

    Theksojmë se Izraeli thotë se ka karburant në Gaza – por është duke u grumbulluar nga Hamasi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!